Valdete Daka është shkarkuar sot nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në arsyetimin e Presidentes Vjosa Osmani, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.
Sipas vednimit, Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ.
Mes tjerash, në këtë vendim si arsyetim është përmendur edhe trajtimi i pabarabartë kur u lejua votimi me dokumente të skaduara.
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e udhëheq Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010.













