Ka dështuar një tenderi i Policisë së Kosovës për uniforma.

Policia e Kosovës vazhdon të përballet me mungesa të uniformave. Një tenderi i policisë për “furnizim me uniforma për detyra taktike” është anuluar, shkruan Ballkani.info.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e publikuar në Prokurimin Publik, tenderi për uniforma, vlera e të cilit kap shifrën e 3 milionëshit është anuluar pasi për këtë shërbim kompanitë ofertuese janë të papërgjegjshme.

“Policia e Kosovës anulon aktivitetin e prokurimit: Anulohet për shkak se të gjitha ofertat e pranuara janë të papërgjegjshme pasi nuk plotëson kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit , në njoftimin për kontratë si edhe specifikacionet teknike”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Siç bëhet e ditur në vendimin për anulimin e tenderit, dy kompani kishin ofertuar me çmimet njëra 2.05 milionë euro dhe tjetra me çmim 2.7 milionë euro. /Ballkani.info/