Doktori që vdiq dje i kishte shpëtuar syrin policit të Kosovës

Në moshë të re, papritur ndërroi jetë doktori i njohur nga Gjilani, Visar Huruglica. I ndjeri njihej si profesionistë në fushën e tij.

Kolegët dhe shumë personalitete e kanë kujtuar Huruglicën.

Një rast i veçantë ishte edhe shpëtimi i syrit për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Brahim Sedollin.

“Me datë:13/05/2022. në QKUK-Prishtinë në repartin e “Syrit” kam pas një intervenim në syrin tim ku dua ti falimenderoj disa doktor të cilët nga kontrollat e para deri te operimin janë kujdes për shëndetin tim: Dr : Samir Bytyqi, Dr: Bardhyl Berisha, Dr: Alban Ejupi dhe Dr: Visar Huruglica i cili dhe ka kry operimin. Flm shumë”, kishte shkruar ai.