Doktori leterësisë që aderoi në Vetëvendosje nuk kandidon për deputet

Doktori i leterësisë, Flamur Maloku aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje ku u prezantua nga lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

Maloku në një postim në Facebook ka treguar se nuk ka pranuar të kandidohet për deputet.

“Theksoj se do të jem aktiv me gjithë potencialin tim, për t’i shërbyer kësaj force antikrim dhe për ta vazhduar që këtë kurajë antikorrupsion ta zbatoj ballë për ballë kundër korrupsionit”, ka thënë ndër tjerash Maloku.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Nuk kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës të Kosovës, këtë nuk e kam menduar as kur vendosa të aderoja te dera e shpresës për Kosovën; te Lëvizja Vetëvendosje!

Veprimtaria ime politike është që të jem i dobishëm në realizimin e fitores së madhe për Kosovën, e cila e ka vetëm një emër; Vetëvendosje!

Theksoj se do të jem aktiv me gjithë potencialin tim, për t’i shërbyer kësaj force antikrim dhe për ta vazhduar që këtë kurajë antikorrupsion ta zbatoj ballë për ballë kundër korrupsionit.

loading…



Chat conversation end
Type a message..