Doktori i njohur që punon në Klinikën Infektive në Prishtinë komenton rritjen enorme të infektimeve nga Covid-19

Dr. Visar Zekaj Internist- gastroenterohepatolog që punonë në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka komentuar rritjen enorme të infektimeve nga koronavirusi, dhe njëherit bën thirrje që ti përmbahemi masave mbrojtëse si: bartja e maskave, dorezave, mbajtja e distancës prej 2 metra nga njëri tjetri, mbajtja e higjenës duke pastruar duart sa më shpesh me sapun për 20-30 sekonda, evitimi i tubimeve etj.

Ja edhe postimi i tij i plotë:

”Sot në Kosovë u shënua numri më i madh i rasteve me Covid19, gjithsej 129. Ky shtim i numrit shihet si rezultat i lehtësimit të masave dhe mosrespektimit të distancës dhe masave mbrojtëse. Poashtu sot të infektuarit ishin nga shumica e komunave të Kosovës. Klinika Infektive ka informuar për shtimin e rasteve të hospitalizuara në klinikën e tyre që nënkupton rritjen e numrit të rasteve me komplikime. Në mungesë të infrastrukturës ligjore për tu përballur me situata të tilla edhe Ministria e Shëndetësisë edhe IKSHPK hasin në vështirësi për marrjen e vendimeve adekuate. E vetmja mënyrë për tu përballur me situaten (e cila tashmë ka filluar të rëndohet) është që qytetarët ti përmbahen strikt masave mbrojtëse si: bartja e maskave, dorezave, mbajtja e distancës prej 2 metra nga njëri tjetri, mbajtja e higjenës duke pastruar duart sa më shpesh me sapun për 20-30 sekonda, evitimi i tubimeve etj. Nëse nuk respektohen këto masa rrezikojmë mbylljen e cila do të kishte pasoja të rënda për të gjithë, si në aspektin shëndetësor e poashtu edhe në aspektin ekonomik.
Pa panikë por me kujdes të shtuar gjithçka do të shkojë mirë.”