Doktori i asfaltit

Pal Lekajt nuk i bien që ta përmend shpesh thënien e famshme “me vije keq” kur sheh futboll.
Kjo ngase ekipi që ai e mbështet është Barcelona e që zakonisht është e suksesshme.

Ministri i infrastrukturës ka lindur me 29 qershor 1962.

“Zakonisht zgjohem në 6:45, bëhem gati për punë, kafen e pi gjithnjë me bashkëshorten Gitën. Para se të nisem për në punë e shoh edhe njëherë agjendën e ditës dhe në orën 8, maksimalisht 8:10 jam në punë” ka thënë ministri në intervistën profil për Ballkani.info.

Vikendet Lekaj thotë se mundohet t’i rezervoj gjithmonë për familjen.
“ Më pëlqen që së bashku të vizitojmë bjeshkët, bukuritë natyrore të Kosovës”, ka shtuar ai.

Derisa me profesion mjek është e si ministër është treguar i suksesshëm në menaxhimin e projekteve të shumta infrastrukturore në Kosovë, Pal Lekajt i ka mbetur një merak.

“Pendohem që nuk jam bërë pilot. Lundrimin e kam mësuar por jo edhe drejtimin e aeroplanëve”, ka thënë Lekaj.

“Futbolli më pëlqen shumë, i shikoj pothuajse të gjitha ndeshjet e ligave më të rëndësishme, sidomos kur luan Barcelona, meqë jam fans i këtij ekipi. Krahas futbollit pëlqej shumë edhe tenisin e notin”, ka shtuar ai.

Së fundmi Pal Lekaj po i pëlqen aktori Daniel Craig sidomos për rolin e tij të James Bond, por ministri kosovar e ka shumë për zemër një aktor vendës.


“Nga aktorët vendorë veçoj të ndjerin Hadi Shehu”, ka thënë ai..

Pal Lekaj nuk e di përmendësh asnjë tekst kënge ndonëse dëgjon muzikë.

Padyshim se sikur të mos merrej me politikë do të vazhdonte punën e mjekut derisa lumturinë e gjënë tek sukseset e dashamirëve.

“Më lumturojnë sukseset e anëtarëve të familjes dhe të arriturat në punë”, ka thënë Lekaj. /Ballkani.info