Doktorët mahniten nga gruaja pasi i vendosën duart e reja

Doktorët janë mahnitur nga rikuperimi që ka bërë një grua e cila ka bërë transplant tek të dyja duart. Sipas mediave, 50-vjeçarja Cor Hutton, ka rifituar 90% të përdorimit të gjymtyrëve të rinj.

Asaj ia amputuan duart dhe këmbët në 2013-ën pasi vuante nga pneumonia akute dhe sepsa që pothuajse e vranë. Pavarësisht asaj periudhe, 50-veçarja ka thënë se është me shumë fat.

“Nuk mund ta vesoj sa larg shkova dhe sa shumë po ndryshojnë gjërat çdo ditë”, tha ajo.

Cor është nënë beqare dhe tashmë mund të luajë golf me duart e reja. Ajo shprehet falënderuese për familjen që ia dhuroi gjymtyrët e reja.Image