Doktoreshë dhe deputete, Albena Reshitaj ka një porosi të madhe për të gjithë ju

Deputetja dhe doktoresha kosovare Albena Reshitaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët.

Ajo ka thënë se në këto dy javë duhet të bëhemi shumë më të kujdesshëm, ta ruajjmë vetën dhe të tjerët.

Reshitaj gjithashtu u ka shprehur ngushëllimë familjarëve të të viktimës së parë nga koronavirusi në Kosovë.

Ky është postimi i saj:

TË DASHURIT E MI, Dy prindër, motër dhe dy vëllezër, familjarë, fqinjë e miq, studentë, kolegë, bashkëpunëtorë e bashkombas kudo që jeni. Sot, kur në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid – 19 arriti në 31 dhe për fat të keq kemi edhe viktimën e parë, dua të JU LUS SHUMË, që këto ditë e këto dy javë të rëndësishme të bëhemi shumë më të kujdesshëm. Ta ruajmë vetën dhe të tjerët, sepse kjo është e mundur. Këto ditë kam hulumtuar dhe lexuar shumë lidhur me mundësitë e luftimit të Covid19. Aq sa ka arritur dhe po lufton shkenca të dijë dhe të bëjë konstatimin më të fuqishëm që e ka gjithë bota është karantimi (vetëizolimi), higjiena dhe distanca. Në kushtet aktuale, asgjë tjetër nuk ndihmon më shumë. Këtë e thonë dhe e preferojnë edhe mjekët në Kinë, Amerikë, Itali, Angli, Francë dhe kudo gjetiu, tash për tash si forma më e mundur e mbrotjes, sidomos në rrethanat tona. Andaj, JU LUS, mos dilni, sidomos jo pa ndonjë arsye të fortë. Qëndroni në shtëpi, vetëndërgjegjësohuni, vetëizolohuni dhe përkujdeseni sa më shumë për vetën tuaj. Janë vetëm pak, shumë pak javë që duhet jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të jetës, të së ardhmës sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes. Duajeni vetën dhe të tjerët ! Të gjithë e dijmë se kapacitetet e sistemit shëndetësor në Kosovë kanë limitet e veta, por tani nuk është momenti për të kritikuar, por për t’u bashkuar në luftë kundër kësaj të keqeje. Për familjen Haliti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa për të infektuarit shpëtim dhe shërim sa më të shpejtë !