Doina, bukuroshja që “frymëzon” mbrojtësin e Interit (Foto)

Mbrojtësi holandez Stefan De Vrij po luan sezonin e tij të 5-të në kampionatin italian të futbollit, ku nga viti në vit e ka rritur nivelin e performancës së tij në fushën e lojës, duke bindur Interin që ta marrë në “San Siro” verën e kaluar.

Çelësi i suksesit të mbrojtësit 26-vjeçar, duket se është bashkëshortja e tij Doina Turcanu, të cilën e ka njohur në Romë, kur ishte pjesë e Lazios.

Doina tashmë 27 vjeçe, është nga Rumania dhe në vitin 2010 u shpall “Miss Triumfuesja” në Bukuresht, ndërsa gjithnjë e më shumë po shton fansat në rrjetet sociale.

Çifti Stefan De Vrij dhe Doina Turcanu shfaqen shumë shpesh së bashku, veçanërisht në plazhet e ndryshme të botës, ndërsa bukuroshja rumune ishte edhe në festën zyrtare të Krishtlindjes, organizuar nga klubi zikaltër.