Nysret Azemi

Doganieri kërcënon me armë rojën e parkingut, suspendohet

Nysret Azemi, tregon se si i shpëtoi përballjes me një revole.

Ky biletashitës i parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë, thotë se u kërcënua nga një zyrtar i doganës i dehur, natën e 25 dhjetorit, kur dogana kishte organizuar ndejën e fundvitit për punëtor, njofton Klan Kosova.

Përmes Postës elektronike, zyra për medie në Polici tha për televizionin se Njësit policore të stacionit Qendra e kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion. Atij i është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer kanosja.