Dogana e Kosovës

Dogana kontrollon 11 biznese, dyshohet për pirateri dhe produkte false

Dogana e Kosovës ka zhvilluar 11 kontrolla në 11 biznese që dyshohen për mallra të falsifikuara dhe pirateri.

Lidhur me këtë aksion detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Stavileci tha se aksioni është zhvilluar në tri regjione: Prishtinëm Gjilan dhe Prizren.

“Si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ”, tha Stavileci për Klankosova.tv

Ai tha se në aksion janë përfshirë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në polici, dhe Inspektoratin e Tregut, janë pjesë e kësaj Task Force.

Zëdhënësi i Doganës shtoi se aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikimin e tyre.

BONUS VIDEO| Vdekja e katërvjeçares – ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa