Dogana e Kosovës: Më pak produkte serbe pas taksës 10%, ato janë të zëvendësueshme

Kosova ka filluar me masa mbrojtëse nga produktet e Serbisë pas fushatës kundër shtetësisë nga Beogradi zyrtar.

Pas taksës 10% menjëherë ka filluar ngritja e çmimit për produktet e konsumit.

Çmimi i bukës është ngritur nga 30 centë në 40 centë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilecit tha për Ballkani.info se ka një ulje të produkteve importuese nga Serbia.

“Në bazë të statistikave ka ulje të importit nga Serbia. Në dy javët e para realisht ka një trend të uljes”, tha ai.

Poashtu, ai theksoi se produktet e importuara nga Serbia janë produkte konsumi që mund të blihen edhe nga vendet tjera të rajonit.

“Realsiht, produktet që importohen nga Serbia janë produkte të konsumit, dhe në këtë rast konsumatorët do të blejnë atë produkt për shkak të nevojës, kështu që konsumatorët do të marrin edhe produkte nga shtetet tjera të rajonit”, ka thënë Stavileci.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka deklaruar disa herë që kjo taksë nuk do të hiqet. Edhe kryeministri Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet, ajo vetëm mund të rritet në Serbia vazhdon me sjellje destruktive karshi Kosovës. /Ballkani.info/