Dogana e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion në një biznes në Prishtinë.

Sipas disa informatave dyshohej se në një lokal në Prishtinë në lagjen “Arbëria”, shiten mallrat të cilat e shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

Gjate kontrollit të mallrave nga ana e oficerëve doganorë, informata ka rezultuar të jetë e saktë pasi që është hasur në mallra të cilat dyshohet se janë pa mbulesë e që gjithashtu janë të mbrojtura.

Ballkani.info merr vesh se bluzat fallc dhe mbathjet janë gjetur dhe janë konfiskuar në qendrën tregtare MiniMax.

Mallrat e konfiskuara gjatë aksionit të sotëm janë kryesisht veshmbathje të markave si: Tomy Helfiger, BOSS, LaCosta, Gucci etj.

Dogana e Kosovës ka bërë ndalimin e këtij malli përkohësisht deri në verifikimin e tij. /Ballkani.info/