Dogana e Kosovës konfiskon 25 iPhone

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 25 telefona të llojit IphoneX, në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të doganës, produktet janë konfiskuar.

“Në pikë kalimin kufitar të Hani të Elezit, njësit e doganës kanë zbuluar në një  nje veturë te fshehur 25 telefona Iphone X. Rasti ka vazhduar në procedurë kundërvajtës derisa produktet janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Raste të tilla të kontrabandimit të mallrave nga shtetet e tjera janë hasur së fundmi në Kosovë.

Policia e Kosovës është duke raportuar vazhdimisht për të tilla raste.