Dogana e Kosovës forcon bashkëpunimin me Odën e Farmacistëve, për kontroll dhe siguri në tregun e barërave

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është zyrtarizuar bashkëpunimi me Odën e Farmacistëve për kontroll dhe siguri të përforcuar në tregun e barërave.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se ky bashkëpunim synonë të forcojë bashkëpunimin e dy institucioneve ku për qëllim ka të forcojë masat për të garantuar sigurinë publike.

“Dogana e Kosovës zotohet të informojë me kohë Odën e Farmacistëve për çdo parregullsi apo rast të kontrabandës që përfshin profesionistë të farmacisë. Kjo qasje bashkëpunuese e fuqizon Dhomën e Farmacistëve për të ndërmarrë masa disiplinore, duke përfshirë gjobat ose revokimin e licencave, ndaj farmacistëve përgjegjës, duke zbatuar qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar kontrabandën me barëra nga shumë kënde ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa  inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kur hasin në barna kontrabandë.

Njoftimi i plotë:

Dogana e Kosovës ka zyrtarizuar një Memorandum të rëndësishëm të Mirëkuptimit me Odën e Farmacistëve të Kosovës. Ky partneritet synon të forcojë bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe të forcojë masat për të garantuar sigurinë publike.

Memorandumi i Mirëkuptimit synon të nxis shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive, përmes pikës së caktuar të kontaktit. Së bashku me institucionet tjera, siç është Ministria e Shëndetësisë dhe ATK, Dogana e Kosovës luan rol të rëndësishëm në luftimin e informalitetit, ndërsa që kontrabanda me barëra është sfidë që haset shpesh në operacionet kundër kontrabandës. Konfiskimet e bëra nga Dogana e Kosovës nuk synojnë vetëm kontrabandistët, por synojnë edhe parandalimin e shpërndarjes së barnave të pakontrolluara dhe potencialisht të rrezikshme në treg.

Duke e njohur rëndësinë e llogaridhënies brenda profesionit farmaceutik, Dogana e Kosovës zotohet të informojë me kohë Odën e Farmacistëve për çdo parregullsi apo rast të kontrabandës që përfshin profesionistë të farmacisë. Kjo qasje bashkëpunuese e fuqizon Dhomën e Farmacistëve për të ndërmarrë masa disiplinore, duke përfshirë gjobat ose revokimin e licencave, ndaj farmacistëve përgjegjës, duke zbatuar qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar kontrabandën me barëra nga shumë kënde ligjore.

Dogana e Kosovës i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes gjatë blerjes së barnave, duke theksuar domosdoshmërinë e verifikimit të banderolave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë për produktet farmaceutike.

Për të lehtësuar përfshirjen e publikut në këtë përpjekje kolektive, Dogana e Kosovës inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kur hasin në barna kontrabandë.

Dogana mirëmban linja të sigurta komunikimi dhe ofron aplikacionin e sigurt të raportimit eDogana për telefonat inteligjentë.

BONUS VIDEO: Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë, shkak pagat e vogla