Milorad Dodik

Dodik: Ushtria e Kosovës nuk është lajm i mirë

Kryesuesi i presidencës tripalëshe të Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha sot se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri do të ketë “ndikim negativ në stabilitetin dhe paqen në rajon”.

“Kjo në asnjë mënyrë nuk është lajm i mirë as për Republikën Serbe as për Bosnjën”, tha Dodik për agjencinë e lajmeve SRNA të premten.

Ai gjithashtu tha se pret që Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të reagojë “sa më shpejt që të jetë e mundur”.