Dodik: Nuk e lejoj që BeH ta njohë Pavarësinë e Kosovës

Lideri nacionalist i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se “Republika Srpska”, s’do të lejojë kurrë që BeH ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin, dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, janë gjithashtu pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, theksoi Dodik, transmeton mediumi ballkanik N1.

Dodik vlerësoi se kryeministri Albin Kurti “ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij”, duke komentuar intervistën e Kurtit për N1, i cili ndër të tjera potencoi se “Kosova nuk do ta lejojë Republikën Srpska brenda Kosovës”.

“Ai është një budalla i zakonshëm, që mendon se mund t’u japë mësime të gjithëve, por ato kohë kanë ikur”.

Sipas tij, shqiptarët janë “separatistë” dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është ai që duhet të thotë nëse BeH është e kënaqur apo jo me Republikën Srpska – kjo nuk është punë e tij”, duke shtuar se “Kurti mendonte se ishte një mesia që mund të thoshte gjithçka dhe gjithçka”.

Ndryshe, Dodik njihet për deklaratat e tij irridentiste dhe vlen të përmendet se më gjashtë janar të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të BeH-së.