Dodik: E pamundur të ndahet zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Republika Sërpskas

Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës dhe anëtari serb i këtij organi, Milorad Dodik, tha që “non-peper” e re e Banja Luka ishte shkruar nga njerëz nga udhëheqja e Republika Sërpskas.

Dodik i tha TV K1 se askush nga jashtë nuk e krijoi dokumentin që Banja Luka zyrtare sipas tij po e njofton, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se nuk e diskutoi dokumentin mbi organizimin e BiH me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shtoi se ai do të ishte objekt i bisedimeve.

Dodik vlerësoi se është e pamundur të ndahen zgjidhjet e Kosovës dhe Republika Sërpska.

“Është e pamundur të presësh që dikush dëshiron ta bëjë Kosovën të pavarur dhe të kërkojë heshtje në lidhje me Republika Sërpskan,” tha ai.

Lidhur me kufijtë, Dodik theksoi se ekziston një kufi midis Republika Sërpskas dhe Federatës së Bosnjës dhe se ai nuk duhet të ndryshohet, por të forcohet.