Dodë Gjergji

Dodë Gjergji: Dashtë Zoti mos të ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme

“Të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen, dhe të lutemi për paqe në botë, për të gjithë ata njerëz që sot janë duke vuajtur nga lufta, siç kemi vuajtur edhe ne dikur”. Kështu tha Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve, në meshën e mëngjesit në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Imzot Dodë Gjergji duke uruar të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët, lutet që të mos ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme, por jetë në paqe dhe harmoni.

“Është në të vërtetë një moment i bukur, që të bashkë ndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe për dashuri, me të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend duke i ftuar të gjithë që të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen, dhe të lutemi për paqe në botë, për të gjithë ata njerëz që sot janë duke vuajtur nga lufta, siç kemi vuajtur edhe ne dikur. Dashtë Zoti që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve, dhe ata të mund të dëbojnë urrejtjen prej zemrës së tyre dhe të përqafojnë Krishtin, bile porosinë e tij për paqe, që të mos ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme, por njerëzit të mund të jetojnë në paqe dhe harmoni”, ka thënë ai.

Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes. /KP

VIDEO BONUS: