Gjykatësi

Dobruna tregon arsyet pse është i gatshëm të shkojë në Gjykatë Speciale

Sokol Dobruna, ish-udhëheqës i Gjykatës së UÇK’së, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur për Gjykatën Speciale dhe për mundësinë që ai të arrestohet nga kjo gjykatë.

Dobruna thotë se është i gatshëm të jetë në listën e të akuzuarve nga Gjykata Special.

“Dëshiroj të shkoj në Gjykatë Speciale për me i tregu që nuk pajtohem. Për me i tregu që nuk janë jurista ata që pranojnë me gjyku jashtë vendit”, është shprehur Dobruna.

Ai ka thënë se do të donte që vetë të shkontë në Speciale, e të mos e arrestonin.

“Unë jam i gatshëm për kurdo. Du me ma çu ftesën, s’kam dëshirë me ardhe më m’i trishtu familjen”.