Kandidatja e vetme grua e zyrtarizuar deri më tash për zgjedhjet lokale, është Hyrie Dobruna, e cila synon kryesimin e Deçanit.
Dobruna vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e nëse fiton, gjë për të cilën është e bindur, thotë se kjo komunë më nuk do ta ketë nofkën e tigrave, njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera, ajo inkurajon edhe gratë e tjera që të kandidojnë për postin e kryetares, ngase sipas saj është dëshmuar se janë udhëheqëse të mira.







