“Do vish me mua për 10.000 euro?”, Kejvina reagon pas bisedave rreth ‘pazareve’ për një natë

Kejvina Kthjella publikoi bisedat e meshkujve që i shkruan për ‘pazare’ rreth një nate.

Kejvina Kthella ka reaguar pas asaj që u komentua rreth bisedave të montuara për një natë, shkruan lajmi.net.

Një mashkull i kishte shkruar për një natë për 5000 euro, ndërsa Kejvina reagon ashpër duke thënë se janë biseda të montuara.

Përmes disa postimeve, modelja tha se disa persona tentojnë ta njollosin atë që ajo e arrin me shumë mund.

Ajo theksoi se nuk bën pazare të tilla, ndërsa publikoi edhe bisedat e atyre që i kanë shkruar për gjëra të tilla.

“Fakti që je një mizë dhe mizat dihet se çfarë hajnë dhe ku rrinë nuk do të thotë që unë të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa followersa ose klikime lajmesh. Egziston një program që quhet ‘prankgram’ që mund të huazojë identitetin për pak caste me qëllim keqadashëse por të pa përfillshme nga nji njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë fake dhe më fake se personi që qëndron mbrapa tyre. Në qoftëse ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje ju ftoj tmi dërgoni me screen record ku i keni kto mesazhe me emrin dhe profilin tim të vërtetë. Deri atëher ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje blerje. Do gjë që e kam arritur e kam arritur me zotësinë time dhe kush me njeh e di këtë gjë. Doja të sqaroja sepse shoh që abuzohet se tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë përsa kohë të jem gjallë sdo i lejoj dhe s’kam për ti lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim”, ka shkruar ajo në njërin postim.

Më pas, publikoi bisedat e meshkujve që i ofronin shifra për të kaluar një natë me ta.

“Sa lek pate naten, nese sgaboja 5000 apo?, shkruan një prej tyre. Ndërsa një tjetër i shkruan: “Qa ban. 10.000 per ni nat A prano? Nuk po tallem”.

Me gjithë mllef, Kejvina iu kthye “Te jap 20 me jep motren edhe mamin tend ca dit gomar”.

Në mesin e këtyre bisedave, nuk kanë munguar kërcënimet për publikimin e fotove dhe videove intime,

“Do ta nxjerr këtë foton në çdo rrjet social, ose *** mua ose do japësh lekë. Nëse nuk beson do të dërgoj video”, ishte mesazhi që pranoi ajo.