“Do vdesim urie” makinerinë ruse të luftës, reagon Putin

Liderët e vendeve të G7 u dakordësuan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës, siç thanë për të “lënë të vdesë urie”, makinerinë e luftës në Rusi.

Në deklaratën e përbashkët të shtatë të mëdhenjve të botës thuhet se për të reduktuar të ardhurat e Rusisë, do të vihet në shënjestër edhe eksporti i diamanteve.

“Do të punojmë në kontakt të ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve të nxjerrë, përpunuar apo prodhuar në Rusi”, pohojnë liderët e G7-s të mbledhur në Hiroshima të Japonisë.

Ata i bënë thirrje Rusisë t’i japë fund agresionit në Ukrainë dhe të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake.

 Nuk vonoi reagimi i Moskës, me Presidentin Putin që tha se pavarësisht sanksioneve të perëndimit, Rusia mbetet lider në tregun e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë.

Në samit pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski, edhe pse ka paqartësi nëse do të jetë ose jo fizikisht i pranishëm.

Fillimisht, u tha se numri një i Kievit mund të udhëtojë në Japoni, por Këshilli Kombëtar i sigurisë deklaroi më vonë se Zelenski do të flasë me videolidhje. Presidenti ukrainas gjendet aktualisht në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe.