“Do të luftojmë deri në vdekje”/ Komandanti i forcave rezistente afgane: Kemi vrarë 190 talebanë në 24 orë

Një komandant i ushtrisë afgane që tashmë i është bashkuar asaj që quhet forca rezistuese, thotë se ushtarë të tyre kanë vrarë 190 talebanë në Panjshir dhe Kapisa.

“Paralajmërim: Në Taliban u vranë nga Rezistenca në Panjshir edhe 45 në #Kapisa /24 orë. 5 mijë forca tonat po presin në Panjshir të armatosur me helis, humve dhe artileri të rëndë. Ne nuk jemi komando të zakonshëm. Ne jemi ata që refuzuam të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në vdekje. Mirë se vini në Panjshir”, shkruan ai.

Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir ka qenë provinca e vetme që kundërshtoi talebanët, megjithëse ka pasur gjithashtu luftime në krahinën fqinje Baghlan midis talebanëve dhe forcave të milicisë lokale, raporton TCH.