“Do të jetë diçka historike”, çfarë po paralajmëron Alban Skënderaj

Alban Skënderaj është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer shqiptar. Me një karrierë afro 20 vjeçare, këngëtari i mirënjohur ka sjellë këngë të jashtëzakonshme ndër vite dhe jo pa arsye vlerësohet si ndër më të mirët në estradën shqiptare. Së fundmi, ai ka paralajmëruar “diçka të madhe”.

Ndonëse preferoi që të mos zbulonte nëse bëhej fjalë për një tjetër koncert recital, ylli i muzikës pohoi se do të jetë diçka spektakolare dhe historike. Megjithatë, do të duhet të presim deri vitin tjetër pasi, siç theksoi Albani, sapo kanë nisur përgatitjet dhe është shumë herët për detaje.

“Është një sfidë dhe do të kisha shumë dëshirë, po flasim me stafin dhe jemi në hapin e parë. Dua të bëj diçka historike dhe spektakolare. Dua të jetë ai kulmi kur edhe unë të vendos një gur në historinë e muzikës. Është ende herët por ndoshta vitin tjetër mund të jetë gati. Bëhuni gati për diçka të madhe.”, tha ai.