“Do të digjen institucionet e Kosovës në veri” – Alarmon Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për eskalim të situatës në veri është i madh. Ai ka thënë se kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët.

Ai thotë se serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vije flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është më i bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

“Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, tha ai.