kryetari

Do shkojmë në dialog pa LDK-në e VV-në, thotë Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka folur për rezolutën për dialog e miratuar në fund të muajit dhjetor nga Kuvendi.

Veseli poashtu ka treguar nëse do të vazhdojë puna e delegacionit shtetëror pa bashkëngjitjen e opozitës në dialog dhe përgjegjësit që do t’i mbaj LDK dhe Vetëvendosje për këtë bojkotim.

“Ajo çfarë dua të potencoj, e cila është edhe mesazh për qytetarët tanë është se ne jemi bashkë, ne do t’i dalim zot vendit, ne shkojmë në dialog me Serbinë me vizion shumë të qarët, i cili është vizioni i qytetarëve tanë, është kushtetuta e Republikës së Kosovës, është sovraniteti, është integriteti territorial, sovraniteti institucional, jo asociacion me kompetenca ekzekutive, që do të thotë pushteti i tretë ekzekutiv që do të thotë se duhet të jemi bashkë. Pjesa e opozitës e cila nuk po i bashkëngjitet thirrjes, me vjen shumë keq është sjellje e cila nuk është e përgjegjshme”, ka thënë ai.

Veseli ka përmendu edhe letrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të cilën e ka quajtur të veçantë, përkrahëse dhe thelbësore për Kosovën.

“Opozita po mendon se përmes bllokadës dhe largimit nga përgjegjësia do të fitojë, nuk është dicka që i ndihmon Kosovës”, ka thënë i pari i Kuvendit.

Veseli tha se ka tetë muaj që në mënyrë permanente ka ftuar partitë politike për të mirën e Kosovës, dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka marrë një vendim legjitim dhe shumë legal, me 62 vota, e ka legalitetin dhe legjitimitetin qytetar, ka shumicën shqiptare, e cila shumë është trompetuar në mënyrë abuzuese nga kolegët e opozitës. Pra, ne do të shkojmë në dialog, ata do të marrin përgjegjësinë e vet para qytetarëve para kushtetutës”, ka thënë Veseli kur është pyetur se a do të vazhdojmë me dialog pa opozitën.

Kyreparlamentati ka folur edhe për rolin konkret të Kuvendit, ku ka thënë se do të jetë rol vendimtar pasi vendimmarrja i takon atij.