‘Do mësoni gjëra që nuk i keni dëgjuar”, paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës

“Do mësoni gjëra që si keni dëgjuar”. Ky ka qenë paralajmërimi i avokatit të Lefter Kokës, teksa ka bërë thirrje që Gjykata e Posaçme GJKKO ta lërë të lirë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp. Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë. Ju faleminderit për vëmendjen. Hajdeni në gjyq”, tha avokati.

Sot u shty sërish seanca në Gjykatën e Posaçme është ish-ministrin Lefter Koka. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 7 nëntor.

Ndaj Lefter Kokës janë në fuqi dy masa sigurie arrest me burg, si për inceneratorin e Fierit ashtu dhe atë të Elbasanit. /Euronews Albania/