Video

“Do më degjeneroj familjen” – Rike shpërthen në lot pas debatit me Gazin në BBVA 3

Një debat me tone të larta është zhvilluar së fundmi mes banorëve të Big Brother VIP Albania 3.

Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë, për Shën Valentin.

Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre.

Lulet në ngjyrë kafe i’u dukën disa banorëve të tjerë si të pazakonta dhe qesharake.

Një ndër to ishte dhe Rike, e cila në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin.

“Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend”, i është drejtuar Gazi.

Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Riken, e cila më pas ka shpërthyer në lot.

“Hajde do e shohim ne degjenerimin. Çfarë domethënë do të degjeneroj surprizën? Do më degjeneroj familjen i bie? Se vetëm familja mund të më vijë këtu. Çfarë surprize mund të më vijë këtu, unë s’kam njeri tjetër. Po hajt se ja tregoj unë degjenerimin meqë do më degjeneroka surprizën”. /Telegrafi/