“Djersitet” Vuçiqi pas Brukselit: Ditë e vështirë për serbët dhe Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar serbëve më një video-mesazh përmes Instagramit, ku ka folur shkurt për ditën e sotme, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Ai e konsideroi si ditë të vështirë për të, për serbët dhe për Serbinë.

“Ditë e vështirë për të gjithë ne, e vështirë për qytetarët e Serbisë, për mbarë vendin. S’mund ta them se shkoi mirë [takimi], por dua të përmbahem nga komentet, pasi që shpresoj dhe besoj se është e mundur që çuditërsith të arrihet një marrëveshje kompromisi”, ka deklaruar i pari i Serbisë.

Ai ka thënë se përbrenda 48-orëve do t’ua ofrojë serbëve të gjitha faktet.

Vuçiq ka thënë se do të mbajë konferencë të premten lidhur me takimin me Kurtin. Po ashtu, ai ka ftuar serbët e Kosovës në Beograd të dielën.

https://www.instagram.com/reel/ChX18xWDEvX/?utm_source=ig_web_copy_link