“Djemtë e Ademit”, Naser Rafuna mbështet personat me ngjyrë

Aktori shqiptar është bashkuar në thirrjen kundër racizmit.

Sikurse shumë prej fytyrave publike, edhe Naser Rafuna kishte disa fjalë lidhur me racizmin.

Aktori ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet krah një personi me ngjyrë, ndërsa shkruan “Djemtë e Ademit”.

Këto imazhe vijnë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd, ngjarje e cila nxiti protesta të dhunshme në më shumë se 50 shtete të Amerikës.

Për ndryshe, fotografi e postime të ngjashme me parullën “Black Lives Matter” kanë publikuar edhe disa prej të famshmëve shqiptarë.