Të martën në mbrëmje u njoftua se është djegur vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në bjeshkët e Popovës, në Komunën e Podujevës.
Deputeti Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook tha se fillimisht kishin menduar se shkaktar i zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda.
“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës. Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie”, ka shkruar Bajqinovci.
Ende nuk është zbuluar saktë për shkaktarët e zjarrit por deputeti i’a ka lënë punën drejtësisë.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, shtoi ai.







