Komoran

Djegia e fabrikës së mobileve në Komoran – policia nis hetimet

Policia e Kosovës është deklaruar rreth zjarrit që përfshiu sot një fabrikë të mobileve në Komoran.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

VIDEO BONUS: Zgjim Hyseni: PSD e gatshme të hyjë në zgjedhje kurdo që ato mbahen