Djeg dy shtylla elektrike dhe një kabllo, i dyshuari dërgohet në psikiatri

Një persona nga fshati Shkabaj të Prishtinës ka djegur dy shtylla elektrike dhe një kabllo.

Sipas njoftimit të policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar në tërësi nga zjarrfikësit.

Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një i dyshuar mashkull, i cili është identifikuar nga policia dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë.

Është njoftuar prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në psikiatri dhe mbetet në trajtim mjekësor.