Reperi
Dje u aksidentua, ja çka i bëri veturës sot Majku
Dje pësoi një aksident trafiku.
Fatmirësisht, reperi Majk shpëtoi pa lëndime trupore, ani pse makina e tij ishte dëmtuar pak, shkruan Ballkani.info.
Por, përmes një postimi të bërë në Instastory, Majk tregoi se ka rregulluar veturën.
Në videon e hedhur ai shihet duke dalur nga autosalloni që e rregulloi duke treguar se vetura u kthye siç ka qenë.
Kujtojmë që reperi njihet për pasionin e tij të ‘çmendur’ ndaj veturave madje ka disa prej tyre./Ballkani.info/