Në komunën e Prishtinës dje janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me koronavirus.  Tre prej të infektuarve gjenden në Klinikën Infektive, në gjendje jo të mirë, kurse të tjerër janë në gjendje stabile.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se personat e infektuar vijnë nga lagje të ndryshme, edhe pse ende nuk kanë kontaktuar me të gjithë të infektuarit.

“Të infektuarit janë të shpërndarë në lagje ekzistuese, e disa prej tyre nuk kemi arritur ende t’i kontakojmë. Por shpresojmë që nesër të kemi kontakt me ta. Megjithatë, ata vijnë nga Ulpiana, Dardania, Emshiri, Kodra e Diellit, Sofali, Arbëri, Prroi I Njelmt, Kolovicë, Mati 1 dhe Kodra e Trimave”, tha Gashi

Raste aktive në këtë komunë janë gjithsej 91. Prishtina, është njëra ndër komunat me më së shumti raste të konfirmuara dje.