Djath me muzikë, eksperimenti zvicerian me tinguj për një djath më të shijshëm

Kur kërkon për llojet e djathërave më të mirë, padyshim që nuk ke në mendje se në çfarë lloji tingujsh u gatua ai, transmeton ballkani.info

 

Por, siç shihet diku në Zvicër djathi ka filluar të gatuhet nën tingujt e muzikës, eksperiment ky për të provuar ndikimin e muzikës në ‘Emmental’, një nga djathrat më të famshëm në Zvicër.

Duke kaluar nëpër bodrumin e shekullit të 19-të në Burgdorf,në Zvicrën qendrore, Beat Wampfler tregon qindra qarqe të formuara në mënyrë të përkryer të djathërave të pjekur.

Ai tregon se, që nga shtatori, djathrat janë gatuar me kryevepra muzike.

Më 14 mars të këtij viti një juri e ekspertëve do të vlerësojë nëse në të vërtetë ka ndikim muzika në shijen e këtij djathi./Ballkani.info/