Tradita

Djaloshit nga India i organizuan një dasmë të madhe, por mungonte nusja (FOTO)

Një ngjarje e pabesueshme i ndodhi dhëndrit Ajay Barot.

Dëshira e vetme e Ajay Barot ishte që të kishte një martesë madhështore. 27-vjeçari donte një martesë ashtu si ai që kishte kushëriri i tij.

Ndërkohë që dëshira e tij e gjatë, që të kishte një martesë luksoze, u përmbush, dasma e tij kishte një element që mungonte – ishte nusja.

Po, Ajay kishte një martesë pa një nuse. Por arsyeja pas saj, shkruajnë mediat e huaja, ka prekur të gjithë.

Kështu, siç bëhet e ditur në këtë rrëfim, familja e djaloshit vendosi të përmbushë ëndrrën e Ajay duke i dhënë atij një martesë luksoze, por fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që ata të gjejnë një nuse për të. Arsyeja është se, Ajay ka aftësi të kufizuara të mësuarit.

Prandaj, ata vendosën të kishin dasmën pa një nuse, por u siguruan që të gjitha ritualet dhe traditat e popullit Gujarati të ndiqeshin siç duhet.

Ashtu si një martesë e rregullt, para ditës së dasmës u mbajtën të gjitha ceremonitë mehendi dhe sangeet, ku morën pjesë familja dhe miqtë e ngushtë.

Ditën tjetër, Ajay dukej si një dhëndër i bukur me veshjen e tij të dasmës.

Një procesion i madh i dasmës u mbajt pasi dhëndri u ul në një kalë. Rreth 200 njerëz, të cilët ishin pjesë e procesionit, kërcenin duke ndjekur muzikën vendase.

Gjithashtu, familja organizoi një festë për gati 800 vetë në një sallë komuniteti të vendosur pranë vendbanimit të tyre.

Babai i Ajay, Vishnu Barot, duke folur për mediat tha: “Djali im u diagnostikua me aftësi të kufizuara të të mësuarit dhe humbi nënën e tij në moshë të hershme. Ai kënaqej duke parë dasmat e të tjerëve dhe na pyeti për martesën e tij. Pasi nuk ishte e mundur të gjente një si ai, bisedova me të gjithë anëtarët e familjes sime, vendosa të organizoj një procesion dasmash për të, kështu që ai të ndjehet sikur dasma e tij po mbahet dhe ëndrra e tij po realizohet. Jam shumë i lumtur që e plotësova ëndrrën e djalit tim pa menduar për atë që do të thoshte shoqëria”.

Ndërsa xhaxhai i Ajay, Kamlesh Barot, tha se nipi i tij është shumë i dhënë pas muzikës dhe vallëzimi sjell një buzëqeshje në fytyrën e tij.

“Vëllai im ishte me fat që familja e tij e mbështeti dëshirën e tij, ne të gjithë jemi të lumtur për të, nuk kemi dashur të lëndojmë emocionin e askujt, por vetëm ta shohim atë të gëzuar me gëzim, pasi ai është shumë i dashur për ne”, tha motra më e vogël e Ajay.