Djaloshit i thyhen dhëmbët nga konsumimi i kësaj pije energjike

Një person theu katër dhëmbë, si dhe do të ketë nevojë për mbushje të 24 dhëmbëve të tjerë, për shkak se pinte më shumë se 6 kanaçe ‘Monster Energy’ në ditë.

Vinnie Pyner, 21 vjeçar, u bë i varur në pije energjike, e cila ishte plot me kafeinë dhe sheqer, për ta ndihmuar atë të qëndronte zgjuar për të studiuar.

Ai po pinte deri në 45 kanaçe në javë dhe nëna e tij, Tara, u shqetësua për varësinë e tij.

Katër dhëmbët e përparmë u thyen kur ai kafshoi një mollë, pas shtatë muajsh marrje të sasive të larta të ‘Monster Energy’.

Dentistët zbuluan se çdo dhëmb në gojën e tij kishte rënë dhe tani do t’i duheshin 24 mbushje dhe proteza.

Ai filloi trajtimin e dhëmbëve në shtator dhe shpreson të kthehet në kolegj dhe të gjejë punë së shpejti.