Djaloshi përshkruan puthjen e parë, do shkriheni së qeshuri VIDEO

Një djalosh i cili xhiroi veten duke përshkruar puthjen e tij të parë është bërë një nga ngjarjet qesharake të momentit.

Duhet ta pranojmë se djaloshi e përshkruan puthjen e tij të parë  mjaft mirë edhe pse fillimisht i ngatërrohen fjalët, teksa është i ulur në pjesën e pasme të veturës ku shihet se janë në lëvizje.

Nuk dihet nëse është i shoqëruar nga mami apo babi i tij, por ky fëmijë flet aq hapur për puthjen e tij teksa xhiron vetën, sikur të ishte vetëm dhe mos ta dëgjonte askush.

Kujtojmë se fillimisht kjo videp erdhi nga kanali amerikan ‘America’s Funniest Home’ në YouTube në vitin 2016, megjithëse që nga ajo kohë video e të riut është postuar e ripostuar.

Por fëmija me fat në këtë video qesharake duke shpjeguar ndjenjat e puthjës së parë, do të ketë gjithnjë kujtime të këndshme kur të kthehet prapa në përvojën e tij. Video më poshtë mund të shikoni se si mundohet ti gjejë fjalët e duhura për ta përshkruar ndjenjën.