Djaloshi nga Suhareka pikturon Presidentin Bill Clinton për festën e 4 Korrikut

Sot kosovarët festuan në mënyra të ndryshme Ditën e Pavarësisë së shtetit mik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Urimet u bënë në mënyra të ndryshme, derisa një djalë zgjodhi artin për të shprehur urimet e tyre në këtë ditë të veçantë për amerikanët.

Një i ri nga Suhareka ka portretizuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, përkrahësin e madh të lirisë e pavarësisë së Kosovës, në shënimin e 243 vjetorin e pavarësisë së ShBA’ve.

“Me rastin e 4 korrikut, ditës së pavarësisë së shteteve të bashkuara, kisha dashur t’i falënderoj ato me një punim artistik” ka thënë autori i portretit në fjalë, Rilind Morina, i diplomuar në akademinë e arteve.