Djaloshi ishte ngacmuar për pamjen e tij – komediani Brad Williams do t’i paguajë udhëtim prej 30,000 dollarësh në Disneyland

Një video shqetësuese e një nëntëvjeçari është përhapur në rrjetet sociale, pasi shihet duke qarë e duke kërkuar vdekjen, pasi ishte përballur me ngacmime në shkollë për pamjen e tij.

Me këtë rast komediani Brad Williams do t’i paguajë djaloshit udhëtim prej 30,000 dollarëve në Disneyland.

Videoja, e cila deri më tani ka marrë mbi 10 milionë shikime, tërhoqi mijëra komente, ndërsa të tjerët kanë vendosur të përkrahin nëntëvjeçarin, si dhe të tjerët që vuajnë nga ngacmimet.

Komediani Brad Williams, i cili edhe vuan nga i njëjti çrregullim, pa këtë histori, kështu që vendosi të mbledhë 10,000 dollarë për të ndihmuar të riun dhe nënën e tij që t’i paguajë udhëtimin nga Australia në Disneyland në Kaliforni.