Djali sulmon fizikisht prindërit në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar prindërit e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindërit”, thuhet në raportin e policisë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndryshe dhuna në familje vazhdon të jetë një problem shqetësues, pasi thuajse çdo ditë policia raporton për raste të ngjashme.