Djali sheh si i digjet makina e larë në ari

Karzan Mamandy, 31 vjeç, po ecte nëpër Salford kur nuhati një erë të djegur që vinte nga brenda makinës.

Në gjendje paniku ai doli dhe kontrolloi kapakun, por pa se gjithçka ishte në rregull.

Ai eci në pjesën e pasme të makinës për të kontrolluar dhe u tmerrua kur pa se ishte përfshirë nga flakët.

Në përpjekje për të mbrojtur makinat e tjera nga zjarri, ai mbylli bagazhin, gjë që bëri që zjarri të dilte jashtë kontrollit.

Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll zjarrin.

Karzan tha për Manchester Evening News: “Sapo po kthehesha nga Manchester dhe nuhata erën e diçkaje që po digjej.”

“Unë pashë tym të hynte brenda dhe kështu vendosa të parkoj këtu. Kontrollova brenda kapakut dhe nuk pashë asgjë, por pasi hapa bagazhin mund të shihja zjarrin.”

“Meqenëse kishte vetura pas meje, vendosa ta mbyll bagazhin, kështu që zjarri nuk do të rrezikonte makinat e tjera,” shtoi ai.

“Pasi mbylla bagazhin, zjarri doli nga kontrolli.”

Ai qëndroi pa lëvizur dhe pa se si flakët i dogjën makinën e tij të ”veshur me ar.”

Fatmirësisht nga zjarri 31-vjeçari nuk pësoi lëndime. Ai tha se nuk e kishte idenë se çfarë e kishte shkaktuar zjarrin.