Djali nga fotografia e vitit 2018 që përloti botën, shërohet nga kanceri

Djali me foton që bëri të qajë gjithë botën është shëruar nga kanceri.

Nëna që postoi një fotografi zemërthyer vajzës së saj duke ngushëlluar vëllain e saj pas kimioterapisë në vitin 2018, ndau lajmin e mirë.

Beckett Burge u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në prill 2018. Në një fotografi të publikuar një vit më vonë, Beckett, atëherë katër vjeç, ngushëllohet nga motra e tij Aubrey, 5 vjeç, teksa vjell pas kimioterapisë.

Kaitlin tani ka njoftuar se Beckett është kthyer në shkollë dhe kështu shënoi fundin e kimioterapisë.