Djali nga Ferizaj i lajmëron në polici babain dhe gjyshin për dhunë fizike

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person ka pranuar dje trajtim mjekësor, pasi që ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij.

Dy të intervistuarit janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, derisa tjetri me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me 28.10.2019 viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij. Dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë.

loading…