Djali i vogël i familjes Bllaca punonte kamarier edhe pse kishte studiuar kriminalistikën

Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se zyrtarja e policisë, Valdete Bllaca, ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e më pas edhe veten.

Siç kanë thënë fqinjët, Fisniku, djali i vogël i familjes me gjithë shkollim të lartë, pra që kishte të kryer kriminalistikën, punonte si kamarier në Gjilan.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu, ka thënë se dyshimet e para janë që është përdorur arma zyrtare.