Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, i cili është nga radhët e LDK-së, më të shpalosur punën e tij 100 ditore, i është drejtuar Kurti se ministrat e LDK-së kanë punuar me gjithë kapacitetin.
Ai ka thënë se gjatë kohës sa LDK-ja është në Qeveri nuk ka bërë politikë, por ka punuar.
“Si ministra të LDK-së nuk kemi bërë politike por kemi dhënë maksimumin e tonë. Jam krenar që jam në LDK dhe i tillë do të mbetëm”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se ministria që ai e drejton ka trashëguar një gjendje të rëndë financiare, por që është munduar t’ia dalë mbanë.
Ministri në detyrë ka thënë se është gati të bëhet një masterplan kombëtar për sistemin e ujitjes që do t’i ndihmojë bujqit e Kosovës.







