Djali i Naser Kelmendit “TREGON” terminet për vrasjen e DEMË ELSHANIT: Veç mos ma vrit çikën

Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës, Naser Kelmendit, i ka kërkuar Demë Elshanit që të mos ia vrasë vajzën, teksa përmes një video-mesazhi i ka treguar familjes Elshani kur është i lirë dhe se ku ndodhet.

Familja Kelmendi dhe Elshani tash e 20 vjet janë në hasmëri dhe si pasojë e hasmërisë ndërmjet tyre kanë vdekur 23 persona. E hasmëria ndërmjet dy familjeve duket se nuk ka përfunduar ende, pasi Elvis Kelmendi ka paralajmëruar dje “verë të nxehtë vrasjesh”.

E një ditë pasi paralajmëroi vrasje, djali i Naser Kelmendit ka parlajmëruar Demë Elshanin, njërin prej pjesëtarëve të familjes Elshani, që t’i dërgojë “vrasësit me pagesë” në termine të caktuara. I ka thënë familjes Elshani që të mos i bëjnë atentat kur ndodhet me vajzën e tij.

“Një ditë e bukur. Masi po thojnë që nuk ka me rr’nu gjatë, thash ta shijoj jetën se jom ka tutna… shumë jom ka tutna prej juve elshanëve, se po më kërcënoni nëpër Facebook. Çoj vrasësit , se ti i çon i pagun me pare o Demë Elshani!”, ka thënë Elvis Kelmendi, përmes një video të publikuar në Facebook të shtunën.

Ai ka treguar se ndodhet në Sarajevë çdo ditë dhe ka thënë se endet i vetëm, por ka paralajmëruar familjen Elshani të mos ia vrasin vajzën.

“Por po t’i kallxoj do termine, se unë i kam disa termine kur dal me fëmijë”, ka thënë Kelmendi. “Ti kallxoj unë terminet kur dal veç vet dhe kur dal me çikë. Kështu që, i çon ti me pare ata me më vra mu, a po kupton? Prej orës 7 deri në 8 e çoj çikën në shkollë, prej orës 11 deri në 12 e marrë çikën prej shkollës, pastaj jam i lirë”.

Në fund, Kelmendi ka thënë se nuk ka frikë prej familjes Elshani.

“Nuk tutna prej kërkujna hiç, vetëm prej Allahut. Kur ma ka shkru ai me vdekë ka me vdekë, ai ma ka dhënë edhe ka me ma marrë shpirtin”, ka thënë djali i Naser Kelmendit.

Ndërkaq, në një video të publikuar dje në Facebook, Elvis Kelmendi ka kërcënuar dhe fyer rëndë Demë Elshanin. Kelmendi ka shkruar se do t’i vjerr kryet në qendër të Pejës.

“Veq ket del aj prej bire të minit se ko mija vjerr kryt midis Peje”, ka shkruar Elvis Kelmendi.

Përveç këtij kërcënimi, ai përmes një video tregon vendodhjen e tij, duke i kërkuar edhe Demë Elshanit që edhe ai ta bëjë publike vendodhjen.

“Unë dal në 5 në 6 në saba, ju skeni… me dal, unë dal vet ju jeni mshef, me jau dhanë Pejën ju smuni me dal. Kallxom ku je bënë një video o Dem Elshani kallxom ku je jo në Bern po ku do që je unë vi..vec vet ju vi”, thotë Kelmendi në video.

Në një status të premten e kaluar Evlvis Kelmendi, paralajmëron Elshanin se “keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”

“O Dem… tkom thon ti ski kapacitet sa per ty qe vjen kom me rnu edhe 100 vjet Edhe ju qe pom leni komente shokt e tina e …. e tina a i ka ru komt aj … bre robt kam me jau qi rend, keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”, shkruan Elvis Kelmendi në një postim që ka bërë në Facebook të premten e kaluar.

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë me 4 vjet për një krim të kryer në Sarajevë.

Djali i Naser Kelmendit paralajmëron Demë Elshanin: Kam me ja vjerrë kryet midis Pejës

Ai ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak. Kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiqin në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë në të, të paktën shtatë herë, shkruan Insajderi.

Rasti pati ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50. Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

“Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar”, shkruan në aktakuzë.

Kelemndi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur pa praninë e Kelmendit në gjykatë.

Elvisi kërkohej nga Interpoli derisa autoritetet kosovare e patën arrestuar atë. Pasi Bosnja nuk kishte kërkuar ekstradim në rrugë zyrtare, ishte liruar. Menjëherë ishte arrestuar nga EULEX-i për të hapur një hetim i cili ka rezultuar të hënën me dënimin e tij me burg.

Përveç kësaj, presidenti amerikan, Barack Obama ka vënë në listën e zezë si trafikantë të drogës, për pos Naser Kelmendin, si narkobos, edhe djemtë e tij – Besnikun, Elvisin, Liridonin dhe vajzën e tij Donata Kelmendin.