Reza Pahlavi, djali i mërguar i monarkut të rrëzuar të Iranit, bëri thirrje për një kryengritje në Iran, duke thënë se “Republika Islamike ka marrë fund dhe po bie”.
Në një fjalim të publikuar në X të martën, Pahlavi tha “vetëm një kryengritje totale nevojitet për t’i sjellë, përgjithmonë dhe fundin këtij makthi kolektiv”, transmeton Ballkani.info.
“Tani është koha për t’u ngritur (në këmbë). Koha për të rikthyer Iranin. Të gjithë (ne) së bashku,” tha ai.
“Mos u preokuponi për ditën pas rënies së Republikës Islamike. Irani nuk do të hyjë në një periudhë destabiliteti apo lufte civile,” tha ai.
Në vitet e fundit, Izraeli ka forcuar lidhjet me Pahlavin, i cili ka shprehur mbështetje për veprimet e Izraelit, duke marrë lëvdata nga disa në diasporën iraniane dhe akuza për tradhti nga të tjerët.
Babai i tij, Shahu i ndjerë i Iranit, kishte lidhje të ngrohta me Izraelin përpara se të rrëzohej nga Revolucioni Islamik në 1979. /Ballkani.info/







